Beleri nga Rinasi: Po iki në Athinë, po nuk gjeta drejtësi në Shqipëri…zgjidhje Stasburgu
Fredi Beleri
TIRANË- Fredi Beleri ka folur nga Rinasi për mediat shqiptare, teksa do të udhëtojë fillimisht drejt Greqisë dhe më pas drejt Parlamentit Evropian për t’u betuar si eurodeputet. Në fjalën e tij, para mediave vendase, Beleri tha se tashmë do t’i rikthehet normalitetit dhe do të ushtrojë detyrën e tij si eurodeputet i partisë “Neodemokracia”.
“Dua të falenderoj drejtorinë e Burgjeve që mori këtë vendim. Ishte një vendim në kuadër të ligjit dhe të logjikës. Natryshëm lind pyetja se pse një gjë kaq e thjeshtë nuk u bë për të bërë betimin në Himarë? Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të parlamentit. Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Besoj që këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit,”-tha Beleri.
Ndër të tjera, në fjalën e tij, Beleri ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha hallkat për të fituar pafajësinë e tij.
“Për mua ka patur 2 standarde, po i vazhdojnë akoma. Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht besoj se himarjotët do i japin edhe një përgjigje. Dëshira e tyre do të respektohet. Do e ankimoj vendimin në çdo hallkë të drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta të drejtën, deri në Strasburg”./ZËRI
Burimi