Bashkëshortja e Ramës: Në Shqipëri qarkullojnë mbi 3 miliardë euro në vit para krimi
Linda Rama dhe Edi Rama
TIRANË-Edhe pse akuzat eopozitës për qarkullimin e parave me origjinë kriminale, janë mohuar gjithmonë me forcë nga qeveria dhe veçanërisht kryeministri Edi Rama, një raport i fundit njofton të kundërtën. Autore e raportit është Linda Rama, ku në bazë të shkrimit të saj, duket se familja kryeministrore ndan mendime të ndryshme për këtë çështje.
Në raportin e UNDP i titulluar “Vlerësimi i Financës së Zhvillimit në Shqipëri” thuhet se ekonomia shqiptare është e përmbytur nga flukset e paligjshme financiare. Autorë të raportit janë Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë dhe Elena Polo.
“Flukset e paligjshme financiare përbëjnë një sfidë të rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht në termat e efektit gërryes në burimet financiare private, integrimin e tyre në sistemin financiar, lidhjen me ekonominë e madhe informale dhe minimin e shtetit, demokracisë dhe institucioneve publike. Sipas vlerësimeve të vitit 2020, flukset e paligjshme financiare përbëjnë një të pestën e ekonomisë shqiptare. Arsyet kryesore për aktivitetit e paligjshëm financiar janë mungesa ekapacitetit institucional, integriteti dhe zhvillimi për të vazhduar me shkallën e tregtisë. Progresi është bërë në krijimin e mekanizmave të duhur ligjorë, rregullatorë dhe zbatues për të kundërshtuar IFF-të në Shqipëri, megjithëse vendit i mungojnë ende procedurat formale për të matur dhe vlerësuar shtrirjen dhe aktivitet e ekonomisë së paligjshme dhe aktivitetet kriminale dhe produktet në qarkullim.”- thuhet në raport.
RAPORTI
Në vitin 2020, madhësia e ekonomisë shqiptare ishte rreth 16.5 miliardë euro. Kjo do të thotë se sipas vlerësimeve të raportit, 3.2 miliardë euro ishin flukse të paligjshme financiare me origjinë nga aktivitetet kriminale si trafiku i drogës, korrupsioni apo dhe evazioni fiskal. Vërshimi i narkoeurove në ekonominë shqiptare është shndërruar në një nga problemet më të mëdha për ekonominë shqiptare duke ndikuar edhe parametrat makroekonomik të vendit si ecurinë e inflacionit, por edhe kursin e këmbimit.
“Shqipëria mbetet një nga vendet më të ekspozuara ndaj rrezikut në rajon, megjithatë ekziston mungesa e matjes së qartë të rreziqeve, duke penguar përgjigjet përkatëse të politikave. Qeveria e Shqipërisë ngec monitorimin, raportimin dhe menaxhimin e sfidave. Kjo shpjegon boshllëkun e konsiderueshëm të financimit të qeverisë si përgjigje ndaj krizave të shumta të viteve të fundit,”-thuhet më tej në raport.
Dokumenta bashkëngjitur
Burimi