Bashkëshorti dhunon gruan në Maliq, ndërhyn edhe i ati, e reja nga Maliqi përfundon në spital
Foto ilustruese
MALIQ- Një 28-vjeçare është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Maliq. 31-vjeçari u ndihmua për të dhunuar bashkëshorten e tij, edhe nga babai i i tij i moshuar. Sipas informacioneve të para, burrë e grua kishin nisur një debat verbal. Më pas, bashkëshorti e ka goditur me grushte, bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Në një moment, të renë e ka dhunuar edhe vjehrri i saj.
Kanë qenë fqinjët e çiftit ata që kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares dhe menjëherë Policinë, e cila vendosur në pranga 31-vjeçarin. Ky i fundit ka qenë i skeduar më parë edhe nga Policia e Shtetit si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa i ati i tij është proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë që 28-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtje./ZËRI
Burimi