![Babai i tij sëmurë, Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Thaçit për t’u kthyer në Kosovë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/babai-i-tij-semure-gjykata-speciale-refuzon-kerkesen-e-thacit-per-tu-kthyer-ne-kosove_67a6bb2e44020.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Babai i tij sëmurë, Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Thaçit për t’u kthyer në Kosovë
👁377
Hashim Thaçi
PRISHTINË- Gjykata Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit të lërë qelinë dhe të vizitojë babain e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Thaçi ka depozituar kërkesë për t’u kthyer në Kosovë, për shkak të gjendjes së babait të tij.
Lajmi u bë i ditur nga avokati i ish-presidentit, Luka Misetiç që përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se babai i Thaçit është sëmurë, por klientit të tij iu është refuzar kërkesa për ta vizituar. /ZËRI
Burimi