Atentati në Shkodër/ Elis Rroshkodoli u qëllua me armë automatike me silenciator

Atentati në Shkodër/ Elis Rroshkodoli u qëllua me armë automatike me silenciator

Elis Rroshkodoli

SHKODËR- Elis Rroshkodol i njohur dhe si Elis Shkoza, u ekzekutua sot në Shkodër me 18 plumba teksa po pinte kafe në një lokal në zonën e Zdrales. Teksa hetimet për ngjarejen e rëndë kanë filluar pas atentatit, mësohet se autori ka qëlluar me armë automatike me silenciator, i cili e ka lënë të vdekur në vend 36-vjeçarin.
Viktima nuk kishte precedent penal në Shkodër dhe Shqipëri, por emri i tij ishte i lidhur me disa ngjarje jashtë, në Rumani dhe në Belgjikë. 10 vite më parë në 2014, ai u arrestua në Shkodër nga bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj belge. Mbi të rëndonin akuzat si pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë. Në atë kohë Elis Rroshkodolit dhe grupit të tij iu sekuestruan një arsenal armësh dhe sende me vlerë. Ndërkohë një vit më parë, 36-vjeçari u shpall në kërkim nga autoritetet në Rumani, për plagosjen e biznesmenit milioner Jean Sassu.
Po ashtu raportohet se babai i tij është vrarë në 1997. Nuk dihet ende nëse së fundi viktima ka pasur apo jo konflikte të hapura në qytetin e Shkodrës, që çuan në eleminimin e tij mesditën e sotme. Të gjithë pistat e mundshëm po hetohen nga policia./ZËRI
Burimi