Atentati ndaj Trump/ Rama dhe Begaj: Tragjedi për botën demokratike
Bajram Begaj dhe Edi Rama
TIRANË- Presidenti, Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama kanë reaguar pas atentatit ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Përmes snjë postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shprehet se dënon fuqishëm sulmin si dhe i uron shërim të shpejtë Donald Trump-it. Ndërkohë Kryeministri Rama e ka cilësuar ngjarjen si një tragjedi për botën demokratike.
Bajram Begaj: I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci.
Edi Rama: Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës./ZËRI
Burimi