Atentati ndaj Trump/ Obama, Macron dhe Von der Leyen: Dhuna politike nuk ka vend në demokraci

Atentati ndaj Trump/ Obama, Macron dhe Von der Leyen: Dhuna politike nuk ka vend në demokraci

Donald Trump

SHBA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar pas atentatit ndaj ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Përmes një reagimi lideri francez shprehet se ajo që ndodhi është një tragjedi dhe se Franca ndan tronditjen dhe zemërimin me popullin amerikan. Po ashtu ka reaguar dhe Presidentja e Komisonit Europian, Ursula Von der Leyen. Kjo e fundit shprehet e e tronditur nga ngjarje ndërsa shton se dhuna nuk ka vend në demokraci. Një reagim ka pasur dhe ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehet i tronditur nga ngjarje ndërsa shton se ai dhe Michelle i urojnë shërim të shpejtë Trump-it.
Emmanuel Macron: Një mbështetës i Trump vdiq, shumë u plagosën. Kjo është një tragjedi për demokracitë tona. Franca ndan tronditjen dhe zemërimin e popullit amerikan.
Ursula Von der Leyen: Jam thellësisht e tronditur nga të shtënat që ndodhën gjatë mitingut të fushatës së ish-presidentit Trump. I uroj Donald Trump shërim të shpejtë dhe i ofroj ngushëllimet e mia familjes së viktimës së pafajshme. Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci.
Barack Obama: Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Ndërsa ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të ndihemi të qetë që ish-presidenti Trump nuk u plagos rëndë dhe ta përdorim këtë moment për t’u përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejta./ZËRI
Burimi