Atentati ndaj Trump/ Kremlini: SHBA nxit urrejtjen ndaj kundërshtarëve politikë

Atentati ndaj Trump/ Kremlini: SHBA nxit urrejtjen ndaj kundërshtarëve politikë

Donald Trump

Kremlini tha sot se nuk beson se administrata e Joe Biden është përgjegjëse për atentatin kundër kandidatit presidencial Donald Trump, por ka kultivuar atmosferën që çoi në sulm. Trump u qëllua në vesh gjatë një fjalimi të fushatës që mbajti të shtunën në Pensilvani. Sulmi tani po hetohet si një tentativë vrasjeje, ku kandidati republikan presidencial u shfaq i gjakosur në fytyrë menjëherë pas sulmit.
“Dy muaj më parë, i kushtova vëmendje faktit që SHBA-ja fjalë për fjalë po nxiste urrejtje ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe dha shembuj të traditës amerikane të tentativave dhe vrasjeve të presidentëve dhe kandidatëve presidencialë”, shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në kanalin e saj Telegram duke cituar postimin për historinë e tentativave për vrasje të politikanëve amerikanë./ZËRI
Burimi