Atentati ndaj Trump/ Biden: Lutem për të

Atentati ndaj Trump/ Biden: Lutem për të

Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumop ka reaguar pas atentatit ndaj ish-Presidentit, Donald Trump disa orë më parë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Biden shprehet se dhuna nuk ka vend në SHBA. Ndër të tjera, Biden shkruan se ai dhe Zonja e Parë, Jill Biden luten për shëndetin e Trump. 
Joe Biden: Jam informuar për të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani. Jam mirënjohës që dëgjoj se ai është i sigurt dhe po shkon mirë. Unë jam duke u lutur për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme. Jill dhe unë i jemi mirënjohës Shërbimit Sekret. Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë.’ shkruan Biden ndersa thekson se të gjithë duhet të dënojnë. Unë jam përpjekur të telefonoj Donaldin. Ai është me mjekët e tij. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi kështu. Ne nuk mund ta pranojmë këtë./ZËRI
Burimi