Atentati ndaj Trump, Berisha e krahason veten me të: Edhe mua më ndodhi, e ndjej pak më shumë se të tjerët

Atentati ndaj Trump, Berisha e krahason veten me të: Edhe mua më ndodhi, e ndjej pak më shumë se të tjerët

Donald Trump dhe Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një “mesazh” Donald Trump nga dritarja e banesës së tij. Në fjalën e tij, në takimin e përnatshëm, Berisha e ka nisur protestën e tij sot nga dritarja e shtëpisë, duke dënuar atentatin e dështuar ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Kjo, pasi pretendon se edhe ai vetë e ka përjetuar diçka të ngjashme, kur u qëllua me grusht gjatë një proteste të opozitës disa vite më parë.
“Si një politikan i cili pak kohë më parë provoi një atentat, jo me plumba por me hekura të organizuar nga Edi Rama, Taulant Balla, Ardi Veliu, me agjentin e policisë kriminale ‘leva’ vetëm e vetëm se Edi Rama donte të kremtonte samitin e lidervë europian në Tiranë, duke i mbyllur gojën opozitës së mallkuar, liderit të saj. Natyrisht pasi kishte dështuar me të gjitha mjetet e tjera, ndërmorri një akt inextremis. Pra e ndjej pak më shumë se të tjerët, aktin e urryer terrorist që u ndërmorr mbrëmë për vrasjen e presidentit Donald Trump në aktivitetin elektoral në Pensilvani. Në këtë rast, unë dua të them dy fjalë se mbjellja e urrejtjes ndaj opozitës dhe vendosja e saj në persekutim, proceset politike të pafundme, janë virusi i akteve terroriste,”-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.
Për ngjarjen u arrestua Gerti Shehu, i cili rezultoi se ishte një person që vuante nga probleme të shëndetit mendor. 
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen e pakufishme dhe nderimin më të madh për ju, misionarë të vërtetë të shpresës, dinjitetit, kauzës së drejtë të shqiptarëve. Të dashur miq! Ajo që ndodhi mbrëmë në Butler të Pensilvanisë është një akt terrorist, është një atentat jo vetëm ndaj Presidentit Donald Trump, por ndaj çdo njeriu të lirë, në çdo vend të lirë. Në këtë kontekst, çdo njeri që beson tek liria dhe vota e lirë e ka ndjerë veten mbrëmë një me presidentin Donald Trump, sikundër do ta ndjenim një me çdo kandidat presidencial, kryeministër apo president të vendeve të lira, nëse do të tentohej të vritej, siç u tentua në mënyrën më të urryer ndaj presidentit Trump në fushatë elektorale. Ajo çka ndodhi mbrëmë në Butler, Pensilvani të SHBA, në vendin udhëheqës të sigurisë së vendve të lira, në një kohë ballafaqimesh globale, një ditë pas samitit të NATO-s dhe vetëm dy ditë para konventës republikane në të cilën presidenti Donald Trump do të kurorozëhet si kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Në një mënyrë apo si një tjetër, përbën një atentat jo vetëm ndaj sigurisë së SHBA, por edhe ndaj vendeve dhe njerëzve të lirë. Si një politikan i cili pak kohë më parë provoi një atentat, jo me plumba por me hekura të organizuar nga Edi Rama, Taulant Balla, Ardi Veliu, me agjentin e policisë kriminale ‘leva’ vetëm e vetëm se Edi Rama donte të kremtonte samitin e lidervë europian në Tiranë, duke i mbyllur gojën opozitës së mallkuar, liderit të saj. Natyrisht pasi kishte dështuar me të gjitha mjetet e tjera, ndërmorri një akt inextremis. Pra e ndjej pak më shumë se të tjerët, aktin e urryer terrorist që u ndërmorr mbrëmë për vrasjen e presidentit Donald Trump në aktivitetin elektoral në Pensilvani. Në këtë rast, unë dua të them dy fjalë se mbjellja e urrejtjes ndaj opozitës dhe vendosja e saj në persekutim, proceset politike të pafundme, janë virusi i akteve terroriste. Janë shpërthimi, apo organizimi i akteve me të cilat synohet të mposhtet vullneti i qytetarëve, të mposhtet vota e qytetarëve dhe të vendoset me metoda të tjera, mesjetare antidemokratike. Në këtë kontekst, unë kam besim se hetimi do të nxjerrë të gjithë përgjegjësitë e këtij atentati terrorist që ka tronditur botën, në Pensilvani./ZËRI
Burimi