Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet Iljaz Toska, zbulohet roli i tij në ngjarje

Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet Iljaz Toska, zbulohet roli i tij në ngjarje

Komisariati Policise Berat

BERAT- Policia e Beratit ka zbardhur pjesërisht atentatin ndaj Altin Halilit ndaj të cilit u qëllua me dhjetë plumba. Pas hetimeve, është identifikuar dhe arrestuar Iljaz Toska, 48 vjeç, banues në Divjakë. Sipas Policisë, Toska akuzohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre, i cili më pas u gjet i djegur në fshatin Kozare. 
Autoritetet kanë deklaruar se hetimet janë ende në vazhdim për identifikimin dhe kapjen e plotë të autorëve që qëlluan me armë në drejtim të automjetit.

Makina e autoreve

Njoftimi i Policisë: 
Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e drejtuesit të automjetit.
Identifikohet, kapet dhe ndalohet, shtetasi që largoi nga vendi i ngjarjes ku dogjën autmomjetin, autorët që qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga 48-vjecari A. H.
Grupi i Posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbasditen e datës 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ka vijuar intensivisht veprimet e thelluara hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Berat, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë.
Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.
Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Shënjestra e atentatit, Altin Halili është dënuar për vrasjen e Sokol Kaloshit, vrasje e kryer në vitin 1997. Altin Halili u dënua 15-vjet burgim dhe ka dalë nga burgu në vitin 2010.Pas daljes nga burgu, Halili u largua në Itali, nga ku është kthyer vetëm pak kohë më parë./ ZËRI
Burimi