Atentati i dështuar! ‘Na iku… ishte atlet’, vëllezërit Çopja dhe Qosja kërkonin të vrisnin Kei Pikun: Do e fus në priz t’korentit, jam betu
Mikael Qosja, Kei Piku dhe Hajdar Çopja
ELBASAN- Atentati ndaj Kei Pikut ndoshi më 16.01.2020 në Elbasan. Piku ishte një nga shokët e djalit të dajës së Erion Alibej. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”. Në dosjen e SPAK siguruar nga ZËRI rezulton se ndjekja e Kei Piku ka filluar më datë 04.12. 2019, nga Arzen Mama, i njohur si ‘Xakja’, nga shtetasi Guri Biba, i njohur si ‘Guri’, Emiljano Ramazani i njohur si Ili dhe Ervis Daka, i njohur si ‘Drago’. Pjesëmarrës në vendngjarje dhe ekzekutorë kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia, i njohur si ‘I gjati”.
Grupi i Çopjas mendon se Kei Piku është shprehur se do të merret me Mikael Qosen. Kamami bisedon me Arzen Mamën dhe i thotë; Kei Piku të më vrasë mua?
Mikaeli madje shprehet se ka disa persona gati për ekzekutimin e Keit dhe i kërkon Mamës ta ruajë sepse do e pastrojë nga rruga.
‘Po Kei duet e lale. po e pe prap më thuj, që ta kapin ato, ta heqim nga qarkullimi. Do e fus npriz tkorentit atë bushtër me ja nxjerr shpirtin nga by**”-shkruan Kamami.
Mikael Qosja I ka treguar Arzen Mamës se Kei Piku do të lëvizë në Tiranë, dhe i thotë se pas disa ditësh do ta ekzekutojnë: Po ishalla po e bajn 2/3 dit edhe ta çojmë edhe atë për Kanada është gati.”
Në vazhdim Mikael Qosja në 15.01.2020 ka dhënë detaje lidhur me personat që do të ekzekutonin Kei Pikun. Qosja I kërkon Mamës që ta njoftoj direkt sapo Kei Piku të shkojë në trotuar dhe Mikaeli të njoftojë çinat(personat që do të kryejnë vrasjen).
‘Sa ta shikosh trotuar më lajmëro direkt ti them çunave se na duet shumë ky ku** me e hek nga qrkullimi. Te xhaja dumdumit te 5 maji. Tani dolën te dera aleksandër xhuvanit. Njerzit ikin sa më larg kush tja fus vrapit. ne e rujm. Është drago. Ja kam lan truj shqiponjën”
Më 16.01.2020 Qosja i shkruan Arzen Mamës: Kush i shtiu e lalee, ca thuu, se ban dot, si iku, se kapën dot. Me zhurm i shtin, si se vran tpaktën, me ca i gjujtën me kallash apo tvogël, a është plagos ku***, po ai sduket fare.’
Më tej Mikael Qosja kërkon infromacion nga Guri Biba se përse nuk i ka treguar detaje lidhur me atentatin e Kei Pikut:‘O vlla po pse smë ke tregu ti, mu qe ai ku*** paska qen atlet vrapi, edhe tq qi*** balerinat, tu u spërdredh. uaa mami gogoli kam pluma nga koka ooopooopoo. Po na iku spontane kurva me vrap. Nuk e kapën dot pisin. Jo jo vlla doja ta merja me vete sdoja ta çoja Kanada. Jo se do e fusja korent përzotin. Isha betuar për këtë këlysh pz do e fusja në priz, edhe do i ngrija automatin do e leija si mi e digjej këlyshi.’
Në bisedat në Sky ECC, Franc Çopja komunikon në lidhje me ngjarjen me Mikael Qosen. Qosja kërkon në bisedat me Çopjan, ekzekutimin jo vetëm të Kei Pikut por dhe familjarëve të tij: Ti shuj të gjith si far.
Sipas Arzen Mamës Kei Piku është qëlluar katër herë.
Më datë 16.01.2020, Hajdar Bako bisedon i shqetësuar me vëllain e tij Franc Çopja, se përse nuk ishte vrarë Kei Piku.
Hajdar Bako Çopja i shkruan vëllait të tij: Akoma ska mbaruar ai k**** dhe kush i ka gjuajtur?/ZËRI
Burimi