Atentat për hakmarrje! Alban Bruçi qëlloi drejt mjetit, 3 muaj më parë Arlind Kajoshi i dhunoi të atin

Atentat për hakmarrje! Alban Bruçi qëlloi drejt mjetit, 3 muaj më parë Arlind Kajoshi i dhunoi të atin

mjeti

SHKODËR-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti të tipit “Range Rover” në pronësi të Sokol Kajoshit. Alban Bruçi është autori i dyshuar i atentatit. Mjeti drejtohej nga njëri prej djemve të tij, boksieri Arjon Kajoshi ose Arlind Kajoshi.
Atentati dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi Arlind Kajoshi është në mesin e 5 personave të shpallur në kërkim për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, babait të Alban Bruçit.
Ngjarja u shënua mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, ku Vladimir Bruçi u dhunua nga pesë persona me sende të forta. Shkak për dhunimin e Bruçit u bë një sherr që ai ka pasur për autorët për një vendparkimi. 62-vjeçari asakohe u dërgua në spital me dëmtime të shumta në kokë, të shkaktuara më sende të forta. Në lidhje me ngjarjen u arrestua  Edmond Sakicaj, 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani, 24 vjeç dhe Alban Bruçi 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.  
Burimi