Atentat me tritol në Mirditë, 1 i plagosur! Makina ishte në oborrin e banesës, shpërtheu sapo u ndez
Foto ilustruese
MIRDITË- Shpërthim me tritol në fshatin Malaj të Mirditës. Raportohet se i plagosur ka mbetur Ledovik Syziu. Automjeti i këtij të fundit ka shpërthyer sapo Syziu e ka ndezur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 të mëngjesit. Policia e Mirditës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa Syziu është tranportuar në spitalin e Mirditës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Mirditë/Informacion paraprak. Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim. Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale. Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI
Burimi