Arrestimi i Marklen Hakës/ Anëtari i bandës së Niklës u kap me armë zjarri, shoqërohen në polici edhe persona të tjerë
Marklen Haka
NIKËL-Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Marklen Hakës në zonën e Niklës. Raportohet se anëatri i bandës së Niklës është kapur me armë zjarri, ndërsa në Polici janë shoqëruar dhe persona të tjerë.
‘Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës. Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë. Përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie.’- njofton ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Haka kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI
Burimi