Arrestimi i Ilir Beqajt, reagimet e socialiste, Braçe: Peshorja ka humbur ekuilibrin. Spiropali: Ç’është ky ngut?!
Erion Braçe
TIRANË- Kanë ardhur reagimet e para nga socialistët për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Teksa futeshin në Kuvendin e Shqipërisë për seancën e sotme plenare, deputetët janë ndaluar nga mediat për të dhënë një koment lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm. Më gjatë u ndal të komentonte deputeti Erion Braçe, i cili u shpreh se nuk kishte shumë informacion lidhur me ngjarjen përveçse njoftimit të parë nga SPAK, por shtoi se peshorja po anonte vetëm nga një anë. Edhe ministrja për Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali e dha një koment të shkurtër, ndërsa deputeti Eduart Shalsi nuk e komentoi fare.
REAGIMET E SOCIALISTëVE PëR ARRESTIMIN E BEQAJT:
Braçe: Me thënë të drejtën kam parë vetëm lajmet e para. Duhet të marr informacion më tepër. Sa kohë që bëhet fjalë për vjedhje duhet të shoh informacion më të zgjeruar për atë që ndodh realisht. Përtej kësaj, reforma në drejtësi për këtë u bë për të mbajtur përgjegjës, siç nuk u ka asnjë përgjegjës për 21 janarin, për Gërdecin, për gjëra më të rënda që kanë shënuar historinë e këtij vendi. Në momentin që ka implikime lidhur me fondet buxhetore duhet parë shumë seriozisht gjëja.
Spiropali: Ç’është ky ngut?! Ç’është ky zell!? Ç’është ky ngut për të drejtuar mikrofonat për një çështje që do të gjykohet nga drejtësia?
Shalsi nuk komenton
vijon…
Burimi