Arrestimi i Fabio Ballabanit në Gjermani, Policia njoftim zyrtar: Po punohet për ekstradimin

Arrestimi i Fabio Ballabanit në Gjermani, Policia njoftim zyrtar: Po punohet për ekstradimin

FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI-Fabio Ballabani, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit është arrestuar në Gjermani. Lajmin e dha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Mbrëmjen e sotme Policia e Shtetit me një njoftim zyrtar ka raportuar se po punohet për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Ai u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht.  
Në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI, sqarohet dhe episodi i ngjarjes së rëndë ndodhur në 23.04. 2019. Kristaq Priti ndodhej në një lokal në lagjen e tij, pranë banesës ku po qëndronte së bashku me shokun e tij, Behar Qosen. Por në një moment kur ka dalë të pijë cigare jashtë ambjentit ku ndodhej, pasi përshëndeti bashkëshorten, i është afruar Fabio Ballabani, asakohe i paidentifikuar. Mesazhi i Ballabanit ishte i qartë.
I veshur me të zeza dhe me kapele i vendosi Kristaqit pistoletën në gojë dhe iu drejtua me fjalët: Ti me atë shkë**atën tënde, mos harro se ke dy djemtë në Francë”. Në këtë moment ka ndëryhrë Behari dhe i riu pasi çoi në vend kërcënimin u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet të bardhë që e priste diku në cep.

Njoftimi i Policisë:
– F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”
Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden për ekstradimin drejt vendit tonë.
Burimi