Anija e mallrave përplaset me anijen-cisternë me naftë në Angli, shpërthejnë në flakë, zhduket ekuipazhi

Anija e mallrave përplaset me anijen-cisternë me naftë në Angli, shpërthejnë në flakë, zhduket ekuipazhi

Pamje nga aksidenti

YORKSHIRE- Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në mëngjes në brigjet e Yorkshire. Një cisternë nafte është përplasur me një anije mallrash, ku si pasojë u përfshinë nga flakët.
Deri më tani, nuk raportohet për viktima, ndërsa 32 persona janë shpëtuar. Por ende nuk informacione sa persona janë zhdukur.
Sipas BBC, cisterna me flamur amerikan MV Stena Immaculate ishte në ankorim kur u godit nga anija portugeze e kontejnerëve MV Solong pranë grykëderdhjes së Humberit, në Hull. Përplasja shkaktoi një zjarr të fuqishëm që përfshiu të dy anijet, duke krijuar një re të madhe tymi të zi që u pa nga larg.
Dëshmitarët raportojnë se flakët vazhdojnë të djegin edhe sipërfaqen e detit.
Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar, ku rojet bregdetare kanë bërë thirrje urgjente për ndihmë nga anijet që ndodhen pranë vendngjarjes. Helikopterë dhe anije shpëtimi nga Skegness, Bridlington, Mablethorpe dhe Cleethorpes janë nisur drejt vendngjarjes. Gjithashtu, edhe disa mjete lundruese civile kanë ndihmuar në operacionin e shpëtimit.
Sipas autoriteteve britanike, të paktën 32 persona janë shpëtuar dhe janë sjellë në breg, por ende nuk dihet me saktësi numri i ekuipazhit që mund të jetë i zhdukur.
Anija MV Stena Immaculate, e cila transportonte sasi të mëdha karburanti për avionë, vazhdon të digjet, duke paraqitur një rrezik të madh për mjedisin dhe sigurinë e ekipeve të shpëtimit. Ndërkaq, autoritetet janë duke monitoruar situatën dhe po punojnë për të vënë në kontroll zjarrin dhe për të shpëtuar personat e zhdukur. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh, ndërsa hetimet për shkaqet e përplasjes kanë filluar. Autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme në orët në vijim./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente