Ambientalistët: ‘Oxhaqet e Kurum’ kanë helmuar qytetin e Elbasanit, ku shkon hiri kancerogjen?

Ambientalistët: ‘Oxhaqet e Kurum’ kanë helmuar qytetin e Elbasanit, ku shkon hiri kancerogjen?

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Kompania “Kurum” herë pas here është bërë objektiv i denoncimeve për ndotjen e mjedisit. Për vite me radhë pluhurat e çliruara nga oxhaqet e Kurum kanë helmuar qytetin e Elbasanit. Kanë qenë ambientalistët ata që shumë herë ngritën alarmin për vendosjen e filtrave pasi pluhurat e çliruara në ajër kishin mbetje të rrezikshme. 
Ambientalisti Ahmet Mehmeti shprehet per Top Channel: Vendosja e filtrave domethënë se ato pjesët e rrezikshme që hidheshin në ajër, e kapin, e trajtojnë, e ambalazhojnë dhe e çojnë diku. Vendosja e filtrave që u duk sikur shpëtoi qytetin e Elbasanit nga mbetjet kancerogjene, thjesht e zhvendosi problemin. Tashmë këto mbetjet kapen nga filtrat dhe paketohen. Sasia dhe destinacioni i tyre disa vjeçar mbetet i panjohur. Këto mbetje që kapen nga filtrat janë të dëmshme, të shumtat kancerogjene. Ne nuk dimë këtë. Ku është destinacioni i fundit i tyre?
Skandali më i madh ku u përfshi Kurum me ndotjen e mjedisit, ishte zjarri i 5 nëntorit të vitit 2023. Një shpërthim i ndodhur nga një bombul gazi ndezi një zjarr që vazhdoi prej më shumë se 10 orësh, duke lëshuar shtëllunga tymi në qytet. Vetë drejtuesi teknik i sigurisë së fabrikës ‘Kurum’, Mërkur Çipi pranoi se tymi që doli nga zjarri isht i dëmshëm për të gjiithë qytetarët, por në asnjë moment nuk mori asnjë përgjegjësi. Alarmi ishte dhënë shumë kohë më parë. Mbledhja e thirrur nga Komisioni i Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit dështoi, pasi përfaqësuesit e kompanisë ‘Kurum’ nuk morrën pjesë. 
Përveç problemeve të shkaktuara në mjedit apo siguria e punëtorëve, Kurum tashmë është e përfshirë edhe në skandalin e mbetjeve toksike. Mbetjet toksike të cilat kaluan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare bashkë me Olaf, thuhet se u nisën nga impianti ‘Kurum’ pranë metalurgjikut në Elbasan. Mbetjet toksike më pas i ka shitur tek kompania ‘Sokolaj’. Më pas, ‘Sokolaj’ ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente