Akuzohet për shpërdorim detyre,Vangjush Dako dënohet me dy vite e 8 muaj burg
Vangjush Dako
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ndaj tij Prokuroria e Posaçme kërkoi 4 vite heqje lirie, pasi ka konstatuar 2 raste kur ai ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”. Por për shkak se Dako përfiton nga gjykimi i shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit, kështu që si përfundim do të duhet të qëndrojë vetëm 2.8 vite pas hekurave të qelisë.
Ndërsa Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të 3 dhe e ka konvertuar atë në shërbim prove.
Për çfarë akuzohet Vangjush Dako?
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. /ZËRI
Burimi