Aksident masiv në Kosovë, përfshihen pesë makina, ndërron jetë një person
👁2310
Kosovë
KOSOVË- Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti masiv që ka përgjakur rrugët e Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite. Mediat lokale shkruajnë se në aksidenti janë përfshirë pesë makina.
Për pasojë, katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga mjeku Ejup Govori ku tha se pacienti ishte sjellë në spital pa shenja jete.
“Po, ka qenë në Ortopedi. E kanë sjellur pa shenja jete”, deklaroi Govori.
Burimi