“Ai po e lë garën”, publikohet video e Trump duke sharë Biden dhe Harris: Janë një grumbull mbeturinash

“Ai po e lë garën”, publikohet video e Trump duke sharë Biden dhe Harris: Janë një grumbull mbeturinash

Donald Trump

SHBA- Një video e Donald Trump ku ish-presidenti pretendon se ka dominuar debatin e javës së kaluar dhe ka bërë Joe Biden që të bindet se duhet të braktisë garën për Presidencialet e nëntorit po bën xhiron e rrjetit.
Në videon, e cila u regjistrua në një fushë golfi, Trump dëgjohet duke sharë rivalin e tij në garë por edhe zv/Presidenten aktuale Kamala Harris, për të cilën thotë se do ta zëvendësojë Biden si kandidate e Demokratëve.
Trump e quan Biden një “grumbull të vjetër mbeturinash”. “Ai po tërhiqet nga gara. E nxora prej saj dhe kjo do të thotë se tani kemi Kamala-n”, dëgjohet të thotë Trump. “A mund ta imagjinoni këtë djalë duke negociuar me Putinin dhe presidentin e Kinës që është një njeri i fuqishëm, një njeri shumë i ashpër?”, pyet me ironi ai anëtarët e stafit të tij.

???? LEAKED VIDEO: Trump on Biden he’s “quitting the race.. I got him out” he’s an “old broken-down pile of crap… Now we have Kamala. She’s so f—king bad”pic.twitter.com/G9eLy1hmIc
— Benny Johnson (@bennyjohnson) July 4, 2024

Sa i përket një zëvendësimi të mundshëm të Biden me Kamala Harris, Trump mendon se zv/Presidentja do të jetë shumë herë më e mirë në debat, por ajo mbetet patetike për të.
“Mendoj se ajo do të jetë më mirë, por ajo është kaq e keqe. Ajo është shumë patetike, ajo është shumë e keqe.”
Pak pas publikimit të kësaj video ka reaguar edhe kampi i Joe Biden.
“Jo Donald. Ajo që është e keqe është heqja e të drejtës së grave, e keqja është humbja e zgjedhjeve dhe thirrja e turmës për të sulmuar Kapitolin, e keqja është të mos paguash taksat e tua”, thuhet në reagimin e ekipit të fushatës së Presidentit.
Ata po ashtu theksojnë se Trump, i cili akuzohet se ka kryer 34 vepra penale “dëshiron ta bëjë veten diktator”.
Burimi