Abuzoi seksualisht me të miturën, në pranga 22-vjeçari, në 2020 plagosi me armë shokun e tij

Abuzoi seksualisht me të miturën, në pranga 22-vjeçari, në 2020 plagosi me armë shokun e tij

Kevin Cengu

TIRANË- Kevin Cungu ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka abuzuar me 15-vjeçare. 22-vjeçari prej disa muajsh komunikonte me vajzën. Cungu e ka bindur që të shkoj në banesën e tij, ku aty 15-vjecarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me të, por Kevin Cungu dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, njofton policia.
Emri i 22-vjeçarit nuk është i panjohur për uniformat blu, pasi në vitin 2021 ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Cungu më 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja. Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’./ZËRI
Burimi