A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në? Bardhi: S’mund të flas sikur kemi humbur zgjedhjet

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në? Bardhi: S’mund të flas sikur kemi humbur zgjedhjet

Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka komentuar zërat se Argita Malltezi, vajza e kryedemokratit Sali Berisha mund të jetë pasardhësja e tij në PD. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, Bardhi u shpreh se për momentin nuk ka një vakancë në kryesinë e Partinë Demokratike. Duke zgjedhur kështu që të mos e japë një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse e jep pëlqimin për Malltezin në krye të selisë blu.
A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në, sa gjasa ka?
Bardhi: Unë e kam thënë, refuzoj të…nëse bëjmë këtë pyetje jemi në opsionin që PD ka humbur zgjedhjet. Unë nuk kam luftuar të bashkoj PD-në që PD të humbë zgjedhjet. Nuk kemi vakancë në kryesinë e PD. Zoti Berisha është padiskutim, ka marrë mandatin në vitin 2022. Zgjedhje për kreun e PD ka në vitin 2026. Secili prej nesh duhet të ketë vetëm qëllimin se si do fitojmë zgjedhjet. Unë punoj vetëm për këtë objektiv./ZËRI
Burimi