“50 veta do vras, direkt biletë për Kanada’/ Vrasja e Zylyfit u VULOS në Rinas, erdhi vetë Hajdar Çopja (MESAZHET)
Hajdar Bako dhe Andi Zylyfi
TIRANË- Vrasja e Andi Zylyfit, djalit të dajës së Erion Alibejt ndodhi vetëm pak minuta pasi dy kushërinjtë ishin ndarë nga njëri-tjetri. Fjalët e fundit që viktima i kishte thënë kushëririt të tij se do të shkonte në Kavajë për të marrë të fejuarën. Rrugës për në Kavajë, i zunë pritë dhe 29 plagë të shkaktuara nga plumbat i morën jetën, ndërsa i plagosur mbeti miku i tij, Ardit Uruçi.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno shkruan se viktima, Andi Zylyfi atë dhjetor të 2019-ës kishte mbërritur nga Italia duke zhvilluar një takim me Alibej, me të cilin kishte vendosur që të bashkëpunonte për t’ju kundërpërgjigjur vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja. Po në dhjetor ka mbërritur nga Turqia në Rinas edhe një nga vëllezërit Çopja, vetë Hajdar Çopja.
“Çopja është shfaqur në Rinas me rroba të zeza dhe një valixhe me rrota, duke u vendosur në hotel “Jurgen” duke marë një dhomë. Pas disa minutash, Çopja takohet me një person të identifikuar tashmë nga SPAK, dhe së bashku hyjnë në një makinë duke qëndruar në parkingun e aeroportit të Rinasit. Diçka flasin së bashku dhe më pas largohet. Por dyshohet shumë se pikërisht në këtë takim është ndarë eliminimi fizik i Andi Zylyfit,”-shkruhet ndër të tjera në artikull.
Objektivi ishte i qartë dhe mesa duket ‘Dari i Elbasanit’ e kishte dhënë porosinë e tij. Ndaj në të njëjtën ditë, po në 8 dhjetor, del nga Shqipëria.
Por pse duhej që të eliminohej Andi Zylyfi?
Vrasja e tij është kryer pasi “Çopjat” kishin marrë informacion të detajuar se ai financonte Alibejn dhe po mblidhte informacion për anëtarët e grupit të tyre, më konkretisht për Mikel Kamamin, një prej personave më të rëndësishëm të grupit Çopja. Vendimi ishte marrë dhe Andi Zylyfi do të vritej. Ekzekutimi i tij u bë 5 ditë nga ikja e Hajdar Çopjas nga Shqipëria.
Më datë 13 dhjetor 2019 ndodhi vrasja dhe Erion Alibejn, tashmë i arrestuar, i ka treguar hetuesëve të SPAK se atë mbrëmbje kishte pasur festë në lagjen ku banonte Mikel Kamami.
Si u planifikua vrasja?
Deri më tani, hetimet e SPAK kanë zbuluar se në vrasjen e Zylyfit janë të përfshirë si organizatorë dhe ekzekutues: Hajdar Çopja, Mikel Kamami, Talo Çela, Altin Ndoci, Guri Biba, Arzen Mama, Dorjan Shkoza dhe dy vëllezërit Haxhija të vrarë në Durrës. Edhe pse Hajdar Çopja erdhi vetë në Shqipëri më 8 dhjetor, plani i vrasjes kishte 1 muaj që përgatitej. Në bisedat e zbardhura të aplikacionit “SkyECC”, Mikel Kamami në 27 nëntor 2019 i ka shkruar Guri Bibës duke i thënë se: “…të gjithë do marrin ato që meritojnë…”.
Dhe për të realizuar qëllimin e tyre kishin nisur nga puna. Fillimisht kishin siguruar një makinë tip “Benz-Mercedes”, të cilin Talo Çela ia kishte marrë Nuredin Dumanit, dhe më pas mjeti është çuar në servisin e Dorjan Shkozës. Nga aty, mjetine ka marrë Irfan Azizi, që e ka çuar makinën e servisin e tij në Poshnjë, duke e çmontuar totalisht. Për grupin, Irfan Azizi kishte marrë nofkën “Kasapi”, pasi ka çmontuar thuajse të gjitha makinat e përdorura në vrasje. Kjo ishte një metodë që përdorej nga grupit që ndryshe nga zakonisht, nuk i digjnin mjetet e tyre pas vrasjeve, por i çmontonin.
Ndërkohë që paralelisht, Andi Zylyfi, së bashku me disa persona nga Peqini ndiqte në Elbasan lëvizjet e Kamamit, dhe këtë gjë e bënte me porosi të Erion Alibej. Por nuk ishte treguar aspak diskret, pasi ndjekja e tij kishte rënë në sy të Kamamit.
Në 13 dhjetor 2020, Mikel Kamami i shkruan Arzen Mamës duke i thënë se: “…tani do dali me shpat ai, se e ka kap euphoria e të fortit, të paprekshmit…”.
Ndërsa një ditë pas vrasjes së Zylyfit, Mikael Kamami i ka shkruar në “SkyECC” Guri Bibës duke i thënë se: “…i vranë katunarët…”, duke nënkuptuar Andi Zylyfin. Një tjetër detaj është se pas çdo vrasjeje, Mikel Kamami përdorte kodin:…Iku për Kanada…, e preu biletën… bussines class…
Por sërish për rastin e vrasjes së Zylyfit kishte frikën e Erion Alibejt. I kërkon Guri Bibës që të monitorojë se mos vjen “Krymi” dhe mos qelbet. I shqetësuar është edhe për opinionin publik.
Mikel Kamami: …çfarë po flasin njerëzit… për ngjarjen në qytet…?
Guri Biba: …Do jen tu fol me veten ka***t…hahaha. Po njerëzit për ça po flitet në përgjithësi…kush e ka ba. Do ken qën shejtan drreqit. Se të gjithëve do ti vi ora. Se bajn të gjithë si burra të mirrë pastaj. Ke me i pa të gjithë….
Më pas Mikael Kamami në bisedë me Ado Xhikën i thotë këtij të fundit duke i shkruar: …ky është i vetmi që hyni pa lidhje,se si ju duk këtij ka**t, akoma se kam marrë vesh. Pa më njoft fare mu ka. Do binte robt ai me vra njerëz! E pa si rob q**, pastaj kujt. Po janë karma e lale, janë kalamaj bythe….
Në këtë bisedë vendos edhe objektivin e tij: 50 veta duhet që të vdesin (vriten)!
Sipas Kamamit, Andi Zylyfi ka qëndruar poshtë pallatit me armë dhe bënte horrin, pasi është djali i dajës së Erion Alibej.
“…do i ket rrafë Gjelin najanit se ska mundësi tjetër. Paska qënë çuni i dajës së “Krymit”. Se po e japin lajmet. Poshtë pallatit me armë, epo në rrugë tu bë horrin. Palla si koqe ka***.E fluturojn me pras n’byth, edhe duhen parkexhu…”, i shkruan Kamami, Ado Xhikës.
Më tej biseda në “Sky” vijon mes tyre, ku sërish Kamami i shkruan Xhikës duke i thënë: “…se po vlon i gjithë Peqini dhe çfarë donin ato me armë ishin mirë me gjelat e detit… …Po ça thu, a tu ziii i gjithë Peqini! Ça thu, po vlon po vlon Peqini nga llafet hahahaha. Po çdonin, ato ishin mirë me gjela deti tu shit donin pushkaaaa këto rri eeee me gjela aty k**. Ato duen paksu tani, si qeka kot Kasati infrakt, gjuha mrena, si trondit veni.E pe tek kirrugjia vidjon, ça ulurimash…”.
Një ditë pas vrasjes së Zylyfit në 14 dhjetor 2019, Mikael Kamami i dërgon Ado Xhikës një foto lajmi me të dhënat e vrasjes së Zylyfit dhe shprehet se Erion Alibej, “ja bani menjen pordhë dhe se do shpërthejë nusja e dajës së Erionit duke i thënë: “…më vrave çunin…”.
Por sërish me Ado Xhikën hiqet sikur nuk ka asnjë informacion se kush mund të jetë porositësi dhe autori i vrasjes.
“…kush ka ngec ka ngec, avjonin për Kanada bussnez klas edhe ok. Jo i shkreti më është dhimbsh shumë…”./ZËRI
Burimi