19-vjeçarja nga Berati shfrytëzonte dy motrat për prostitucion, njëra prej tyre vetëm 15 vjeç

19-vjeçarja nga Berati shfrytëzonte dy motrat për prostitucion, njëra prej tyre vetëm 15 vjeç

19-vjeçarja nga Berati shfrytëzonte dy motrat për prostitucion,

FOTO ILUSTRUESE

BERAT-Një rast prostitucioni është zbuluar në Berat. Në pranga është vendosur një 19-vjeçare, e cila shrytëzonte për prostitucion dy motra, njëra prej tyre 15 vjeç. Uniformat blu kanë proceduar penalisht 2 motrat që ushtronin prostitucion. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni policor i koduar “Multiple”. Shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e mitur, arrestohet 19-vjeçarja. Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për rreth 2 muaj, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacioni “Multiple”.

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasja S. K., 19 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasja A. A., 19 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasja S. K. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente