
1 minutë heshtje për Andis Harasanin! Berisha: Atë e përzuri Rilindja! PS: Mos e përdorni për politikë!
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Andis Harasani. Pas 1 minutë heshtje, fjalën e mori kryedemokrati Sali Berisha foli për ish-deputetin, duke u shprehur se ishin socialistët ata që e “përzunë” nga mesi i tyre. Në këtë moment, ndërhyri kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë tha se kjo situatë nuk mund të shfrytëzohet për qëllime elektorale.
“Mendoj se aktet e nderimit, duhet të jenë të plota dhe të sinqerta. Andi Sarasiani i përkiste një plejade politikanësh të rinj, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike. Por nuk mund të mohohet se ju përzutë atë dhe duhet të kërkoni ndjesë. Rilindja e përzuri atë. E kam nderuar me bindje të plotë me të që thashë, se një politika që riuninë ia kushtoi ndryshimit të Shqipërisë, për ato ideale. Por e kam nderuar si socialist besnik i atyre parimeve që besonte, deri në ditën e fundit. Një patriot. Një njeri që nuk pranoi të bënte kompromis, me të keqen, siç bëtë ju. Prandaj duhet të kërkoni ndjesë,”- tha Berisha.
Në përgjigje, Spiropali tha: Largimi i një njeriu nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh partiake dhe elektorale. Ne u ngritëm në këmbë për të nderuar kujtimin e tij dhe i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së tij.
Mediu: Harasanin e kam patur kudnërshtar politik por edhe mik. Ndoshta do të ishte e nevojshme që Ministria e Jashtme nëpërmjet zyrës konsullore në Nju Jork të interesohej pranë familjes së Andis Harasanit, do tregonim jo vetëm respekt, por edhe mbështetje pë familjen.
Balla: Kam këtu në këtë sallë 20 vite, nuk e kemi bërë kurrë këtë asnjëherë. Andisin e kam patur, e kisha shok, por kurrë nuk ka ndodhur kjo që ndodhi tani. Zoti mediu faleminderit për këshillat, por ëkto i kemi bërë mes njëri-tjetrit, jo në publik. Na kanë ndodhur ngjarje të tjera të rëndë, kur kemi qenë përherë bashkë, edhe miq kolegë dhe anëtarë të PD, të cilët sapo ishin përzënë, por ne nuk dolëm kurrë të bënim politikë më vdekjen. Bufi dhe Korbi nuk janë larg njëri tjetritn. Ju lutem lijeni larg familjen të kalojë këtë moment të vështirë. Sa i përket të tjerave, bashkë me Minsitrin e Jashtëm jemi të agtshëm të japim informacion.
Sula: Do i kërkoja ministrit të kursente lotët e krokodilit. Dallimi mes nesh dhe jush është i qartë, ju i vrisni natën dhe i qani ditën./ZËRI
Burimi