Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Zemra që nuk harron’ – Kryeministri thekson lidhjen e pathyeshme mes Kosovës dhe mërgatës
Në prag të ardhjeve të shumta verore nga mërgata, Kryeministri i Kosovës ka përcjellë një mesazh të ngrohtë dhe përplot mirënjohje për bashkatdhetarët që rikthehen në vend. Ai ka theksuar rëndësinë e mërgatës jo vetëm si vizitorë që sjellin mallin dhe dashurinë për vendlindjen, por edhe si bashkëkrijues të së ardhmes së përbashkët. Duke theksuar se sot nuk flitet më për “trurin që ikën”, por për “zemrën që nuk harron”, ai ka vlerësuar rolin e mërgatës si pjesë thelbësore e kombit, pavarësisht largësisë fizike. “I mirëpresim çdo vit, përherë e më shpesh më shumë se një herë brenda vitit, edhe në kryeministri. Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë të zhvillimit dhe...