Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zemra po “vret” shqiptarët, vdekjet u rritën gjatë vitit 2024, ulet mosha e pacientëve
Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut zunë 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Por cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës sipas mjekëve specialistë? “Shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare janë disa. Kryesisht janë mosha, yndyrnat e larta, hipertensioni, diabeti i sheqerit, pirja e duhanit, jeta sedentare, pirja e alkoolit, obeziteti”, tha mjekja kardiologe Nevila Çaushi. Mjekja kardiologe Nevila Çaushi nënvizon disa nga simptomat më të zakonshme të sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa thotë se...