ZEMRA DHE SHPIRTI/ Eugen Beci: Publiku po merret me detajet, ndërsa thelbi është tjetër
Zhvillimet e fundit në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, ku Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, kanë sjellë reagime dhe debate mbi pasojat institucionale të çështjes. Pas vendimit ndaj Hysenit, në media janë publikuar pjesë të materialeve hetimore, përfshirë komunikime që pretendohet se janë zhvilluar mes saj dhe biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Mbi këto zhvillime ka folur edhe ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Ai e vendosi theksin te rëndësia institucionale e çështjes dhe te pasojat që, sipas tij, ajo mund të ketë për besueshmërinë e institucioneve të sigurisë. Beci ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si pjesë të dosjeve...
Burimi:
ntv.al