Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zemërimi i Trump: “Armëpushimi u shkel, nuk dinë çfarë dreqin po bëjnë. Netanyahu mos bombardoni”. Shpërthime në Teheran, Kina: Mbështetje Iranit
Gjatë natës mes të hënës dhe të martës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit që do të hynte në fuqi në orën 6 të mëngjesit me orën shqiptare.Rreth orës 10:30, sipas Izraelit, ndodhi një tjetër sulm iranian. Teherani e mohon. Trump tha se si Irani, ashtu edhe Izraeli, e kanë shkelur armëpushimin dhe i kërkoi Tel Avivit të mos bombardojë. Megjithatë, avionët izraelitë goditën një objektiv dytësor në veri të Teheranit. “Nuk jam i kënaqur me atë që bëri Izraeli. Të dy nuk dinë çfarë po bëjnë”. Kina: “Mbështetje për Iranin...