“Zemërimi i shkronjave”, filmi i animuar shqiptar që rikthehet përmes restaurimit
Filmi i animuar shqiptar “Zemërimi i shkronjave”, i realizuar më 1981, do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit falë nismës së autores dhe përkthyeses Albana Nexhipi, e cila ka vendosur të bëhet pjesë e projektit “Adopto një film për restaurim”, të organizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. I realizuar në vitin 1981, filmi sjell një vepër të rëndësishme të animacionit shqiptar, me skenar të Luan Ramës dhe regji të Boris Ikonomit. Në realizimin e tij kontribuuan gjithashtu kompozitori Agim Krajka, operatori Tomi Vaso, montazhierja Nazmie Sula dhe zëri i Flora Ukës. Vendimi i Nexhipit për ta mbështetur restaurimin e këtij filmi lidhet ngushtë me raportin e saj me gjuhën, fjalët dhe letërsinë për fëmijë. Si autore e dy librave për fëmijë, “Kristali dhe interneti çudimadh”...
Burimi:
kultplus.com