28 Nëntori/ Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu uron shqiptarët: Atdheu mbetet amanet i përbashkët
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë. Në mesazhin e tij, Spahiu shprehet se festat e nëntorit ngjallin krenari në zemrat e shqiptarëve për historinë dhe simbolin kombëtar, flamurin kuqezi. Sipas tij, 28 Nëntori përfaqëson më shumë se një datë historike, pasi mishëron sakrificat dhe aspiratat e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kreu i KMSH-së nënvizon se dashuria për atdheun është një ndjenjë e thellë njerëzore, e cila pasqyrohet edhe në traditën islame, ndërsa flamurin kuqezi e cilëson si dëshmi të bashkëpunimit dhe unitetit kombëtar. Spahiu thekson gjithashtu se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vijojë të kontribuojë në forcimin e paqes,...
Burimi:
gijotina.com