“Nëntori i Tretë” në Tiranë, shpaloset banderola gjigante me mesazhin kundës Ramës dhe Berishës

“Nëntori i Tretë” në Tiranë, shpaloset banderola gjigante me mesazhin kundës Ramës dhe Berishës

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë ka marrë ngjyrat kuqezi këtë 28 Nëntor, ndërsa qytetarë nga i gjithë vendi dhe diaspora i janë bashkuar protestës së pagëzuar si “Nëntori i Tretë”. Me flamuj kombëtarë mbi supe, protestuesit kanë mbushur qendrën e kryeqytetit në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një prej momenteve që ka tërhequr vëmendjen është shpalosja e një banderole gjigante me mesazhin: “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne! Rama në burg, Berisha në burg”. Përmes banderolës dhe thirrjeve në shesh, protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre si ndaj kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Shqipëria nuk shitet” është një tjetër thirrje që shoqëron tubimin, ndërsa qytetarët valëvitin flamujt kuqezi dhe këndojnë këngë patriotike. Protestuesit kanë hedhur edhe kapsollat...