Protestuesi në Sheshin Skënderbej: Kam ardhur nga Belgjika të heq Ramën dhe Berishën nga politika
Një shqiptar i ardhur nga Belgjika i është bashkuar protestës kombëtare në Tiranë, ku siç tha ai ka ardhur për largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës nga politika. Në një prononcim, ai i cilësoi të dy politikanët si “një kancer dhe një sëmundje të madhe për Shqipërinë”, ndërsa theksoi se vendi duhet të shkëputet nga ajo që ai e quajti “guaska komuniste”. Gjatë prononcimit, shqiptari nga Belgjika kritikoi edhe situatën ekonomike në vend, duke përmendur çmimet, zhvlerësimin e euros dhe ndërtimin e kullave në kryeqytet. Më tej, ai bëri thirrje që të rinjtë të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe të kontribuojnë që Shqipëria të bëhet një vend ku mund të jetojnë e punojnë qytetarët e saj. “Unë kam ardhur nga Belgjika...
Burimi:
gijotina.com