Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi të hënën se Kievi ka pritur prej gati një muaji miratimin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për transferimin e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot dhe NASAMS drejt Ukrainës. Përmes një postimi në platformën X, Zelenskyy bëri të ditur se i ka kërkuar ekipit të tij të ngrejë sërish këtë çështje me Uashingtonin, në përpjekje për të përshpejtuar furnizimet me armë të nevojshme për mbrojtjen e vendit. Sipas presidentit ukrainas, çështja u diskutua gjatë një takimi koordinues, ku në fokus ishin furnizimet me armatime nga partnerët ndërkombëtarë, si dhe përpjekjet për të rikthyer funksionimin e infrastrukturës energjetike të dëmtuar nga sulmet ruse. “Po punojmë në disa pista – me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe partnerë të tjerë që kanë...
Burimi:
javanews.al