Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zelensky: Ukraina ftohet në samitin e NATO-s në Hagë
👁6729
Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është ftuar në samitin e NATO-s në Hagë në fund të qershorit. Pasi presidenti ukrainas u shpreh se mospjesëmarrja e vendit të tij në takim do t’i jepte “një fitore” presidentit rus Vladimir Putin , i cili kategorikisht e refuzon anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. “Ne kemi marrë një ftesë për samitin e NATO-s. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, tha Zelenksy pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Vilnius të Lituanisë.