Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky rrëzon ligjin antikorrupsion/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar sot ligjin që rikthen pavarësinë e organeve mbikëqyrëse kundër korrupsionit pas reagimeve të ashpra. Ky vendim shkaktoi kaos në parlamentin ukrainas, pasi dy deputetë u përleshën me njëri-tjetrin para se të votonin ligjin me qëllim rivendosjen e pavarësisë së agjencive antikorrupsion të vendit. Për të shuar konfliktin fizik që mund të degradonte më tej, kanë ndërhyrë deputetet e tjerë dhe sigurimi. “Ky ligj garanton punën normale dhe të pavarur të organeve kundër korrupsionit dhe të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit në vendin tonë. Është vendimi i duhur,” u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. A...