Zelensky propozon kreun e ri të Qeverisë së Ukrainës, ja kush do të jetë

Zelensky propozon kreun e ri të Qeverisë së Ukrainës, ja kush do të jetë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka emëruar Zëvendëskryeministren e Parë, Yulia Svyrydenko si Kryeministren e ardhshme të Ukrainës. “Kam propozuar që Yuliia Svyrydenko të udhëheqë Qeverinë e Ukrainës dhe të rinovojë ndjeshëm punën e saj”, ka thënë Zelensky në një postim në X. “Pres me padurim prezantimin e planit të veprimit të qeverisë së re në të ardhmen e afërt”, ka shtuar ai. Zelensky theksoi se ishte takuar me Svyrydenkon më herët gjatë ditës për të diskutuar bashkëpunimin me SHBA-në dhe Evropën, forcimin e ekonomisë, rritjen e prodhimit të armëve dhe reformimin e degës ekzekutive. Sipas Kushtetutës së Ukrainës, Parlamenti emëron qeverinë....
Burimi: Top-Channel.tv