Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky nënshkruan projektligjin që dobëson organet antikorrupsion, shpërthejnë protestat në Ukrainë: Ne zgjodhëm Evropën, jo autokracinë
Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një projektligj që dobëson organet antikorrupsion. Sipas kritikëve ky projektligj dobëson pavarësinë e organeve antikorrupsion të Ukrainës, duke shkaktuar protesta në disa qytete dhe duke tërhequr kritika ndërkombëtare. Ligji i ri i jep prokurorit të përgjithshëm kontrollin e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit (Nabu) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (Sap), dhe kritikët thonë se kjo minon autoritetin e tyre. Në një fjalim të mërkurën, Zelensky tha se të dy agjencitë do të vazhdonin të “funksiononin”, por duhej të pastroheshin nga “ndikimi rus”. Pasi u miratua projektligji, qindra njerëz u mblodhën në Kiev për...