Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zelensky në kërkim të fondeve për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij është duke punuar për të siguruar fonde për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore, pas arritjes së një marrëveshjeje që u mundëson shteteve evropiane të blejnë armatim të Shteteve të Bashkuara dhe t’ia dorëzojnë Kievit, teksa mbrohet nga pushtimi rus. “Presidenti i Shteteve të Bashkuar do të na i transferojë, shesë këto sisteme. Detyra jonë është të gjejmë financim për 10 sistemet”, ka thënë Zelensky në disa komente të publikuara të premten. Ai ka shtuar se Ukraina tashmë ka gjetur financim për tri sisteme – dy nga Gjermania dhe...