Zelensky kritikon të dërguarin e posaçëm të Trump, presidenti: Po përhap pretendimet ruse rreth luftës

Zelensky kritikon të dërguarin e posaçëm të Trump, presidenti: Po përhap pretendimet ruse rreth luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzoi të dërguarin e posaçëm të SHBA-së Steve Witkoff për “përhapjen e pretendimeve ruse” në lidhje me luftën në Ukrainë. Witkoff ishte sot në Paris me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio për bisedime me Emmanuel Macron. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se bisedimet kishin për qëllim “të avanconin objektivën e presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të ndaluar gjakderdhjen”. Vladimir Putin priti Witkoff për të fundit nga disa takime në Shën Petersberg javën e kaluar. Media shtetërore ruse tha se bisedimet zgjatën për më shumë se katër orë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv