Burimi:
Opinion.al

Zelensky i tregon vijat e kuqe SHBA-së për luftën me Rusinë
👁10713
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas raportimeve të mediave ndërkombëtare në lidhje me një propozim të pretenduar nga i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff.Sipas raportimeve, Witkoff kishte zhvilluar një takim në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, ku ndër temat e diskutuara dyshohet të ketë qenë edhe ndarja territoriale e Ukrainës dhe njohja e disa rajoneve të pushtuara si pjesë e Federatës Ruse. Zelensky e cilësoi këtë si të papranueshme, duke theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk janë të diskutueshme.