Zelensky i kërkon ndihmë Trumpit: Përfshi Kinën në përpjekjet për paqe

Zelensky i kërkon ndihmë Trumpit: Përfshi Kinën në përpjekjet për paqe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të ushtrojë presion ndaj Kinës, në mënyrë që Pekini të përdorë ndikimin e tij mbi Moskën për të nxitur përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës në Ukrainë. Zelensky tha të premten se ende nuk kishte marrë informacion nga Shtëpia e Bardhë mbi rezultatet e bisedës mes Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, por pritet të njoftohet për përmbajtjen e diskutimeve. Deklarata vjen pas takimit të tij me Trump në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas presidentit ukrainas, administrata amerikane po punon gjithashtu për rikthimin e negociatave mes palëve dhe ka propozuar zhvillimin e bisedimeve teknike trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë, pa...