Zelensky i gatshëm për armëpushim energjetik me Rusinë: Mund të jetë një hap drejt përfundimit të luftës! Lavrov: Ukraina s’meriton pushim
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim që ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, nëse Rusia angazhohet të bëjë të njëjtën gjë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë mund të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës. Deklarata e Zelenskyt vjen pas pretendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi të dielën në rrjetet sociale se Ukraina dhe Rusia kishin arritur një armëpushim të tillë, duke shtuar se ai do të hynte në fuqi menjëherë. Megjithatë, sipas Zelenskyt, menjëherë pas njoftimit të Trump, Rusia goditi një termocentral në Ukrainë, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme për ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov,...
Burimi:
javanews.al