Zelensky do të takohet me të dërguarit e posaçëm të SHBA në Oslo mes tensioneve me Trumpin
Të dërguarit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të marrin pjesë në takimet në Oslo për të diskutuar situatën në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky, teksa Rusia po vazhdon sulmet e ashpra ndaj vendit, në një kohë të tensioneve në rritje mes Kievit dhe Uashingtonit. Qeveria norvegjeze njoftoi përmes një deklarate se Zelensky do të shkonte në Norvegji më 20 tetor për t’u takuar me presidentin finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store, me qëllim që “përpjekjet diplomatike të marrin një qasje më konstruktive”. “Ukraina ka kërkuar që të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, t’u bashkohen takimeve”, tha Store. Në deklaratë u shtua se Witkoff do të udhëtojë drejt Oslos, ndërsa Kushner,...
Burimi:
javanews.al