Zelensky: Do të takohemi me rusët! SHBA propozon takim trepalësh në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zelensky: Do të takohemi me rusët! SHBA propozon takim trepalësh në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar zhvillimin e një takimi trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, në përpjekje për të avancuar diskutimet për përfundimin e luftës. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Pala amerikane ka propozuar një takim në nivel teknik, në format trepalësh”, u tha Zelensky gazetarëve. Sipas presidentit ukrainas, Emiratet e Bashkuara Arabe janë propozuar si një nga vendet ku mund të zhvillohet takimi, ndërsa Kievi është në pritje të një propozimi konkret nga pala amerikane për datën. Zelensky u shpreh se çështja e luftës në Ukrainë ishte pjesë e bisedimeve të zhvilluara këtë javë me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ndërkohë, nga Moska janë dhënë sinjale se një takim...