Zelensky: Do të organizojmë zgjedhje në Ukrainë nëse Putin bën një armëpushim dy mujor –
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të dielën në përgjigje të komenteve kritike nga homologu i tij amerikan, Donald Trump se ai do të organizojë zgjedhje në Ukrainë nëse presidenti rus Vladimir Putin pranon një armëpushim 60-ditor. “Ju lutem i thoni Putinit, na jepni dy muaj, 60 ditë armëpushim të plotë, 60 ditë, dhe ne do të organizojmë zgjedhje”, tha Zelenskyy në emisionin “This Week” të ABC-së. Trump kritikoi të shtunën Zelenskyy-n për sulmin ndaj rafinerive ruse të naftës një ditë pasi SHBA-të hoqën përkohësisht sanksionet mbi karburantin rus, të cilat ishin krijuar për ta privuar Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj në Ukrainë. “Mendoj se është koha që Ukraina të ketë një president të ri”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë...
Burimi:
javanews.al