Burimi:
Opinion.al

Zelensky dënon sulmin rus në qytetin ukrainas: Mes viktimave edhe fëmijë
👁4856
Presidenti Volodymir Zelensky ka dënuar ashpër sulmin rus në qytetin ukrainas, në Sumy. Nga sulmi u vranë dhjetëra persona. Ndërsa mes viktimave u raportua edhe për fëmijë.Ndërsa 117 persona u plagosen, mes të cilëve janë edhe 15 fëmijë që kanë mbetur të plagosur. Rusia hodhi dy raketa balistike në Sumy sot, ishte raketa e dytë që shkaktoi shumicën e viktimave, thotë kreu i ushtrisë rajonale Serhiy Kryvosheyenko.Ndërsa Kreu rajonal i Sumy thotë se sulmet e fundit të Rusisë në qytet synonin të shkaktonin shkatërrimin maksimal.