Zelensky akuza Rusisë: Nuk respektoi thirrjen e Trump për armëpushim! Sulmuan objektet tona energjetike

Zelensky akuza Rusisë: Nuk respektoi thirrjen e Trump për armëpushim! Sulmuan objektet tona energjetike

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina ka ndaluar për dy ditë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim në infrastrukturën energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës. Megjithatë, sipas Zelenskyt, Moska ka vijuar sulmet ndaj territorit ukrainas, duke goditur objektiva energjetike dhe infrastrukturë civile. Në reagimin e tij, Zelensky tha se Rusia nuk e kishte marrë parasysh thirrjen e Trump, ndërsa theksoi se gjatë dy ditëve Ukraina ishte përmbajtur nga sulmet ndaj rafinerive ruse. Sipas tij, forcat ruse kanë vijuar goditjet ndaj objekteve energjetike dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës. “Gjatë kësaj kohe, rusët kanë sulmuar si objektet tona energjetike, ashtu edhe infrastrukturën tonë kritike, duke dërguar sinjale absolutisht të qarta se nuk kanë ndërmend të përmbahen...